Pasi mbaruan punë me turizmin dhe falimentuan dhjetra biznese,të cilat u hapën se besuan propagandën jo rregullat e ekonomisë dhe tregut të lirë dhe pasi e shplanë dështimin spektakolar në turizëm me birra,e cila e përpunuar u shkarkua rrugëve,cepave,pallateve,qosheve,lulishteve dhe pemëve,iu kthyen halleve të rënda të Korçës,të cilat duhen zgjidhur se po vjen shtatori. Halle Korça ka shumë,por këto që do citoj më poshtë, janë halle mbi të gjitha hallet:
A do ketë Korça ministër në kabinetin e ri qeveritar?
Cilit nga 5 deputetët e PS, Niko Peleshi do t’i lerë në dorë punësimet në administratë?
Cili nga kandidatët humbës të zgjedhjeve,do bëhet zv.ministër? Këtu nuk përfshihen kandidatët që gjatë fushatës hëngrën dardha pas shpinës së Peleshit.
Kemi edhe një hall tjetër,atë të drejtorëve,të cilët ia hodhën pa lagur valës së parë të shkarkimeve të urdhëruara verbalisht nga Rama.
Ka edhe halle më të vogla Korça, si hallin që kanë këta të PL që trafikuan vullnetin dhe votën e qytetarëve opozitarë pa turp dhe po i bien lapsit,cilën derë do tu japë Peleshi të tundin.
Redaksia Zefiri.net






