
NGA DANIELA ZISI
Temperaturat e larta dhe të pazakonta ,pasuar nga mungesa e rreshjve kanë ndikuar bletarinë në qarkun e Korçës.
Ndryshimet klimatike kanë sjellë pakësim të kullotave,ose zhdukje të tyre,duke ulur edhe numrin e familjeve të bletëve dhe rrjedhimisht edhe uljen e sasisë së mjaltit të prodhuar në masën 20%.
Situata e krijuar nga ndryshimet e motit ka vënë në vështirësi bletarët e juglindjes,të cilët duhet të përballojnë gjithçka vetëm,pasi mbështetja nga strukturat shtetërore ka munguar ndër vite.
Kryetari i Shoqatës së Bletarëve të Korçës Klodion Kosturi apelon bletarët të tregojnë kujdes ndaj familjes së bletëve,të cilat po preken më shpesh nga sëmundje të ndryshme,si pasojë e ndryshimeve klimatike. Më shqetësuese situata,sipas Kosturit bëhet gjatë pranverës dhe vjeshtës,periudhë kur ulet numri i familjeve të bletëve.
Qarku i Korces prodhon 1/5 e sasisë se mjaltit në shkallë vendi.
Me bletari merren rreth 1 mije bletërritës,te cilet kane ne total 52 familje bletesh.




