Kredencialet e udhëtimit digjital do të jenë falas, vullnetar dhe më pak telashe, duke ofruar një përvojë më të qetë dhe të sigurt. Kjo është bërë e ditur një ditë më parë nga Komisioni Evropian, sipas të cilit udhëtarët drejt dhe nga zona Shengen e BE-së do të ruajnë kredencialet e tyre të udhëtimit në mënyrë digjitale.
Të dhënat e ruajtura aktualisht në çipin e një pasaporte, ose karte identiteti mund të transferohen në një smartphone për të lejuar një kalim më të shpejtë të kufirit, tha Komisioni Evropian.
“Propozimi i sotëm për digjitalizimin e pasaportave dhe kartave të identitetit hap rrugën për një përvojë udhëtimi më të qetë dhe më të sigurt”, tha në një deklaratë Věra Jourová, Zëvendëspresidentja e Komisionit për vlerat dhe transparencën.






