Autor : Daniela Zisi

Ish- kryetari i degës lokale të PD të Korçës për 8 vite në opozitë Andrea Mano,kandidati i renditur i shtati në listën e PD në zgjedhjet parlamentare të 2021,është në pritje të marrjes së mandatit dhe betimit në Kuvend,pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës,që dënoi me burg Ervin Salianjin.

Mano tha sot për gazetarët se marrja e mandatit të deputetit vjen në një kohë të veshtirë për vendin dhe opozitën,e cila nuk po përmbush pritshmëritë për një ofertë politike fituese në zgjedhjet e afërta.

Andrea Mano,kujtoji vendimin e tij dhe të dhjetra funksionarëve të PD,të cilët u dorëhoqën pas humbjes së zgjedhjeve të 2021,si revoltê ndaj drejtimit të PD nga Basha.

Basha e la Manon në vendin e 7 të listës së deputetëve dhe për shkak të pazareve të Salianjit,Kotit dhe Spahos, edhe pa zonë elektorale.

Megjithë presionin e paprecedent ndaj strukturave të PD gjatë fushatës elektorale nga kandidatët që e kishin në xhep mandatin,jo për shkak të mbështetjes,por për shkak tẅ pazareve me listën,Mano siguroi 5.600 vota,pa mundur të thyejë herësin.

Marrja e mandatit të deputetit për Manon,do të thotë edhe rikthim në politikën aktive të opozitës,liderit të së cilës i kërkoi të ndryshojë qasjen,ofertën dhe emrat që do përfaqësojnë PD në zgjedhjet e 2025.

Lajme Te Ndryshme