Në raportin e fundit të Agjencisë Evropiane të Azilit (EUAA) thuhet se nga janari deri në qershor, 3.778 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të BE-së.
“Numri më i madh i kërkesave për azil të shtetasve nga Shqipëria janë regjistruar në Itali, Greqi dhe Francë. “Edhe numri i kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës në një vend të BE-së, në gjysmën e parë të vitit janë paraqitur 3.375 kërkesa”, thuhet në raportin e EUAA-së.
Sipas raportit të EUAA-së, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë paraqitur 1.872 kërkesa për azil, Serbia 1.660, Bosnja e Hercegovina 750 dhe Mali i Zi 182 kërkesa.
Burimi: TRT





