Organizata “Qëndresa Qytetare” publikoi në Tiranë gjetjet e Raportit të Monitorimit mbi Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-26. Sipas raportit, në dy vitet 2021-23 braktisën shkollën 2830 nxënës dhe ishin 291 mësues më pak. Midis tyre, numri i nxënësve romë në arsimin bazë ka rënë me 5.4 për qind, dhe numri i nxënësve egjiptianë ka rënë me 3.4 për qind. Këtë vit të ri akademik, universitetet nisën studimet me gjysmën e kapacitetit të kuotave të tyre dhe me 20 për qind studentë të rinj më pak se në vitin 2023, si dhe me risk mbyllje të programeve deri në 42 për qind të tyre. Flet Migen Qiraxhi, drejtues i “Qëndresës Qytetare”. Ai theksoi se arsimi i lartë ka nevojë për reformim të thellë dhe të vërtetë.
Universitetet në krizë,20% më pak studentë dhe gjysma e programeve rrezikojnë të mbyllen
1–2 minuta





