Ish-deputeti Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste është arrestuar për shpërdorim detyre, pas akuzave të ngritura nga SPAK. Pas komunikimit të akuzave, ai dha dorëheqjen nga posti i deputetit, por këtë fundjavë gjykata miratoi masën e sigurimit duke e izoluar në qeli.
Çyrbja u kallëzua nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, për dyshimin se kishte shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ishte drejtor Hipoteke në Durrës. Sipas denoncimit, ai kishte firmosur dy certifikata për të njëjtën pronë në emra të ndryshëm, duke krijuar një situatë të mbivendosjes së pronës.
Çyrbja kishte mbyllur mandatin e dytë si deputet, pas një karriere politike që filloi në vitin 2017 dhe, në vitin 2021, ishte i treti më i votuari në qarkun Durrës me 6,583 vota.





