Kur jepte leksionet e tij mbi letërsinë ruse dhe letërsinë krahasuese në Universitetin Cornell dhe Uellesley College, shkrimtari ruso-amerikan Vladimir Nabokov e niste çdo orë duke mbyllur të gjitha perdet. Në errësirë absolute ai fillonte: “Nëse ju e imagjinoni letërsinë ruse si një qiell, atëherë kjo është Gogoli. (Dhe lektori ndizte një nga llambat në tavanin e auditorit). Pastaj ai shtypi sërish çelësin: “Këtu është Chekhovi dhe Dostojevski”. Dy llamba u ndezën. Më pas, Nabokovi shkonte tek grilat dhe i hapte me një veprim të shpejtë. Kur klasa “verbohej” nga drita natyrale, mësuesi thoshte: “Dhe ky është Tolstoi”.

Lajme Te Ndryshme