Kaos me tituj shkencorë

Vini dorën në zemër qytetarë dhe qytetare që redaktoni për ta çuar në Kuvend projektligjin për shkencën.

Një kaos gradash dhe titujsh shkencorë. Po kërkimi shkencor në ç’gjendje është?

Ky projektligji i përndershëm për shkencën shton edhe nja katër grada dhe tituj shkencorë të tjerë, se nuk na dilnin ata që ishin, për të qeshur duke mbajtur barkun me dorë :

Asistent kërkues shkencor – hahahahahaha, se c’bën ky asistenti s’e thotë njeri, duket si një sançopanço që mban ushtën e MENDIMTARIT TË MADH, Don Kishotit!
Kërkues shkencor hahahahahaha: Kërkon, por a gjen gjë, është tjetër punë!
Kërkues shkencor i avancuar dëgjojeni mirë : i avancuar – hahahahaha! Avancon ku?
Drejtues kërkimor shkencor – hahahahahaha, ky që drejton kërkuesit e avancuar hahahahahahaha!
Kërkues shkencor emeritus

Komedi!

Shto edhe në universitete :

Doktor
Profesor i asociuar doktor
Profesor doktor
Profesor emeritus

Shto edhe në akademinë e shkencave :

Akademik i asociuar
Akademik
Akademik nderi
Akademik i jashtëm
Akademik Emeritus

Nja pesëmbëdhjetë lloje gradash, titujsh, ofiqesh, hahahahahahaha!

Ore e ka bir nëne ta kuptojë se nga dallojnë këta nga njeri tjetri? C’a bën njeri dhe ç’a bën tjetri?

As ushtria persian dikur nuk do ta kishte pasur këtë kako-foni titujsh, ofiqesh, gradash!

As ushtria e Aleksandrit të Madh!

Lëre ushtria e Skënderbeut, ose e Fan Nolit! Do të ngjanin si banda përpara kësaj hierarkie titujsh e ofiqesh.

Pastaj, sipas projektligjit për shkencën, del se në institucionet e kërkimit shkencor jashtë universiteteve mësimin e parashikuar atje do ta bëjnë profesorët e universiteteve që nuk janë në këto qendra shkencore,

Kurse në qendrat universitare, kërkimin del se do ta bëjnë kërkuesit shkencorë që kanë tituj jashtë universiteteve

Një kaos i paparë!

Pedagogët e universiteteve që titujt shkencorë i marrin sipas ligjit për punë shkencore, nuk quhen nga projektligji për shkencën si punonjë shkencorë!

Ore a ka një Njeri, Mbinjeri, Nën-njeri, ç’a të jetë të ndalojë këtë rjedhje truri?

Lajme Te Ndryshme