Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se dosja për skandalin e mikrokredive, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha financiare, dhe së fundmi shëndetësore te mijëra qytetarëve shqiptarë, do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme SPAK. Ky zhvillim vjen pas dyshimeve të bazuara në prova, se banda e mikrokredive ka vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet kanë zbuluar se shoqëritë financiare “Micro Credit Albania” (MCA) dhe “Final” janë përfshirë në një skemë mashtrimi që ka për qëllim zhvatjen e qytetarëve. Sipas Prokurorisë, këto kompani, së bashku me disa shoqëri përmbarimore dhe ndihmës të tjerë, kanë krijuar një sistem mafioz që ushtron presion dhe kërcënon kredimarrësit, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha financiare.
Pritet që SPAK të marrë edhe ankesat e kallëzimet edhe për shoqërinë të tjera financiare si Iutecredit, NOA dhe Besa (kredo) për të pasur një panoramike situatës dhe përgjegjësitë e Bankës së Shqipërisë.





