DANIELA ZISI
Prespa e Vogēl në prag tē katastrofës mjedisore,zhduket habitati i pelikanit kaçurrel dhe dēmtohet në mënyrë të pakthyeshme ekosistemi i liqenit.
Zjarret e ditëve të fundit kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme në Liqenin e Prespës së Vogël,pjesa më e madhe e të cilit është kënetëzuar dhe mbushur me kallamishte. Sipërfaqja e djegur nga zjarret,që nis nga Shpella e Trenit dhe vazhdon deri në afërsi të kufirit grek,shkon në rreth 40 ha. Ekspertët e mjedisit ngrenë alaramin se zjarret e vazhdueshme në Liqenin e Prespës,kanë shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin e liqenit,duke zhdukur habitatet e pelikanit kaçurrel,por edhe shpendêve dhe gjallesave të tjera që popullojnë liqenin e Prespës së Vogël.
Banorët e fshatrave qē shtrihen përgjatë Liqenit të Prespês së Vogël,djegin në mënyrë të vazhdueshme kallamishtet,duke pasur si qëllim që edhe liqenin tashmë të kënetëzuar ta shfrytëzojnë si tokë bujqësore.
Rastet e zjarreve në liqenin e Prespës së Vogël janë të përvitshme,ndërsa ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës në brendësi të liqenit është e kufizuar,çfarë bën që zjarri të vazhdojë për ditë të tëra.





