Rigels Xhemollari

Vrasjet në dyert e shkollave, koha që arsimtarët të jenë në vijën e parë të frontit të luftës kundër krimit!

Në nëntorin e 2023 në Gramsh do të vritej gjimnazisti, Fatjon Bici pas një sherri mes bashkëmoshatarësh, teksa në gusht të 2023 Tirana ishte tronditur nga vrasja e adoleshentit Stiven Toshkëzi.
Në mars të 2024 18-vjeçari  i identifikuar si Aureljo Dervishi u qëllua me thikë në Shkozë nga disa bashkëmoshatar, duke humbur jetën tragjikisht.

Këto ngjarje nuk ishin të izoluara pasi plagosjet dhe konfliktet në shkolla vijojnë me të njëjtin intensitet, ndonëse shumë ngjarje nuk raportohen fare ne komunikatat e Policisë së  Shtetit, e disa mbyllen me vetëvrasje siç ishte rasti i një 15 vjeçareje në Shkodër.

Në 30 Tetor të këtij viti një nxënës 18 vjeçar në shkollën Shote Galica u qëllua më thikë në qafë, teksa ngjarja nuk u pasua me takime me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për të qëndruar larg sherreve.

18 Nëntori  rezultoi një ditë tragjike, pasi 14 vjeçari Martin Cani, mbeti i vrarë në derën e shkollës “Fan Noli” në Tiranë, pasi u qëllua disa here më thikë në zemër, teksa bashkëmoshatari i tij mbeti i plagosur rëndë.

3 të rinj janë autorë të këtij që na tronditi të gjithëve dhe na dëshmoi edhe njëherë se siguria në shkolla nuk është as propagandë, as numra por është frymë dhe vizion.

Kryeministri i vendit i shoqëruar nga paria e Policisë së Shtetit na foli për 240 punonjës sigurie dhe kamera në klasa, por këto masa mesa duket kanë mbetur vetëm në letër pasi sistemi ka dështuar.

Policimi në shkolla nuk ka asnjë impakt kur autoriteti i arsimtarit është në dorë të drejtorit patronazisht, i cili në shumë raste si trajnime në ZVA paraqet eksperiencat si komisioner zgjedhor.

Koha është që shqiptarët të kërkojnë llogari për filizat e rinj, viktima të një shoqërie të kriminalizuar.

E përballë këtij realiteti, Policia dhe Prokuroria nuk mjaftojnë por në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar duhet të dalin arsimtarët.

Fëmijët që në fillore duhet të edukohen në raport me krimin dhe ligjin, që nesër ky vend të rrisë fëmijë, që krimin kanë të vetmen alternativë për të bërë prokopi.

Lajme Te Ndryshme