Nesër (e premte, dt. 22) shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë, dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimevesi.
PARASHIKIMI METEO
———————-

RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt. 21) dhe nesër (e premte, dt. 22) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë, dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet Durrës, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet pritet të shoqërohen me shtëngata në të gjitë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve priten nesër.
Në Verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Nesër (e premte, dt. 22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 18 °C
në vendet e ulëta: 6 / 18 °C
në vendet malore: 2 / 13 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt. 21) dhe nesër (e premte, dt. 22) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

Lajme Te Ndryshme