Banania milionë dollarëshe dhe blerësi i saj
“Banania” e famshme e Maurizio Cattelan theu çdo parashikim në ankandin e zhvilluar në New York (vlerësimi ishte 1-1,5 milionë dollarë), duke arritur shifrën e jashtëzakonshme të shitjes prej 6,2 milionë dollarësh.
“Comedian”, ky është titulli origjinal i veprës, e cila vetëm pesë vite më parë ishte shitur për “vetëm” 120 mijë dollarë në Art Basel Miami Beach 2019.
Por, brenda pak kohësh, vepra ka shumëfishuar vlerën e saj mbi 50 herë, duke tërhequr vëmendjen globale.
Një rekord që, duhet thënë, ishte i pritshëm, qoftë para, qoftë gjatë “teatrit” të ankandit, falë tre elementeve: ikonizmit të veprës; jehonës mediatike që ngjarja po shkaktonte anembanë; madje edhe falë një përjashtimi të bërë nga shtëpia e ankandit e Patrick Drahi, për të pranuar pagesa në kriptomonedha.
Fruti, i vendosur rigorozisht me një shirit ngjitës të argjendtë në murin e shtëpisë së ankandit, në zemër të Upper East Side, nuk zhgënjeu pritshmëritë.
Kjo vepër u ble nga Justin Sun, një biznesmen dhe figurë e njohur në botën e teknologjisë blockchain, së fundmi u bë temë e diskutimit për blerjen e një prej kopjeve të veprës ikonike të artit të Maurizio Cattelan, “Comedian” — një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës. Kjo vepër është një simbol konceptual që shtron pyetje mbi kufijtë e artit dhe vlerës së tij. Sun e bleu këtë vepër për një çmim që arriti miliona dollarë në ankand.
Interesant është fakti që blerja nuk përfshin vetë bananen, pasi ajo zëvendësohet rregullisht për arsye natyrore. Çfarë merr blerësi në të vërtetë është një certifikatë autenticiteti dhe udhëzime për ta riprodhuar veprën në mënyrë të saktë.
Kjo vepër ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, si për çmimet e larta që arrin, ashtu edhe për episode si ai i një studenti në Korenë e Jugut, i cili e hëngri bananen e ekspozuar, duke argumentuar se ishte i uritur.
Corriere della Sera
Banania vepër arti,shitet 6.2 milion dollarë
1–2 minuta





