Sot, Kryetari i Bashkisë Pustec, z. Pali Kolefski, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit me Kryetarët e katër Bashkive që ndajnë Basenin e Liqeneve të Prespës, duke vendosur kështu një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar. Ky Memorandum bazohet mbi themelët e vendosura nga “Protokolli i Bashkëpunimit të Kryetarëve të Bashkive 2022” dhe është nënshkruar nga Bashkitë Pustec, Prespë, Resnjë dhe Devoll.
Memorandumi synon të forcojë përpjekjet e përbashkëta drejt zhvillimit të qëndrueshëm, ruajtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore brenda Basenit të Prespës. Në këtë kuadër, palët kanë rënë dakord për krijimin e një Grupi Evropian të Bashkëpunimit Territorial (EGTC), si një mekanizëm që do të mundësojë një bashkëpunim të thelluar dhe të koordinuar ndërmjet komunitetesh dhe institucioneve përgjegjëse.
Ky angazhim kolektiv ka si qëllim të rrisë kapacitetet për menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore dhe për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Liqeneve të Prespës, i cili është një pasuri natyrore dhe kulturore e veçantë.
Pusteci,Devolli,Prespa dhe Resnja,bëhen bashkë në mbrojtje të Basenit të Prespës
1–2 minuta





