Prej mbrëmjes së të premtes juglindja është përfshirë nga moti i keq,me temperatura të ulëta dhe reshje bore. Në lartësitë mbi 1 mijë m mbi nivelin e detit reshjet kanë qenë me intesitet mesatar,ndërsa në zonat urbane reshjet e borës janë të dobëta,alternuar me shi.

Qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset nacionale në juglindje bëhet normalisht,ndërsa vështirësi për shkak të borës ka në rrugët dytësore. Rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës janë të kalueshme,por në Dardhë ka prezencë të shtuar mjegulle.

Lajme Te Ndryshme