Në kuadër të vitit kushtuar gjuhës shqipe, Departamenti i Gjuhësisë, FHF, organizoi, më 25 nëntor 2024, Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Auditorët universitarë të albanologjisë-për krijimin e Rrjetit Ndërkombëtar të Qe drave dhe Katedrave të Gjuhës Shqipe”, ku morën pjesë profesorë e studiues, përgjegjës e lektorë të katedrave, qendrave e lektorateve të gjuhës shqipe në botë, të cilët ndanë përvojat e tyre e diskutuan për sfidat dhe perspektivën e programeve të studimit të gjuhës shqile në këto qendra e katedra. Konferencën e përshëndeti Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, prof. dr. Mark Marku dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha. Përgjatë konferencës, pasi ranë dakord, të ftuarit nënshkruan propozimin e bërë nga përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë, të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, UT, prof. dr. Dhimitri Bello, për krijimin e Rrjetit Ndërkombëtar të Qendrave dhe të Katedrave të Gjuhës Shqipe, i cili do të synojë të promovojë gjuhën shqipe, të nxitë bashkëpunimin akademik mes institucioneve të ndryshme dhe të mbështetë studimet mbi gjuhën shqipe.    

Lajme Te Ndryshme