Drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka paralajmëruar prindërit për lojën e rrezikshme në Tik Tok.

‼️KUJDES‼️

📣PRINDËR e ADOLESHENTË

‼️Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”.  Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

📌Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.

📣‼️PRINDËR bëni kujdes! Shpjegojuni fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online!

📣‼️FËMIJË dhe ADOLESHENTË ❌️ mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to.

Burimi: insider.com Romania

,

Lajme Te Ndryshme