Bashkitë kufitare të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut,të cilat lagen nga ujrat e liqeneve të Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël,nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi,për ruajtjen e peisazhit dhe ujrat e dy liqeneve nga ndotja.
Sipas marrveshjes,bashkia e Pustecit dhe Devollit,në pjesën shqiptare dhe bashkitë respektive në vendet fqinj, duhet të ndërmarrin veprime të përbashkëta dhe të koordinuara me njëra – tjetrën për të reduktuar nivelin e ndotjes në liqene si dhe të angazhohen për të plotësuar detyrimet që vite më parë kanë vendosur bashkë qeveritë përkatëse.
Për kreun e bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, aspektet e bashkëpunimit janë disa, por dy janë kryesoret; peshkimi dhe ruajtja e liqenit nga ndotja. Bashkitë u angazuan të ndermarrin veprime të koordinuara për ndalimin e peshkimit si dhe te marrin masat e duhura në mënyrë urgjente për ruajtjen e liqenit nga ndotja.
Sipas specialistëve të mjedisit te tre vendeve, ndotjet me te medha te ketyre liqeneve jane ato industriale dhe të pesticideve, te evidentuara ne Greqi dhe Maqedoni. Nderkohe pales shqiptare i del detyrimi qe te zgjidhë problematikën e ujrave të zeza.
Bashkia e Pustecit ka ne realizim dy projekte kanalizimesh per t’i dhene fund ketij fenomeni.
Të gjitha bashkitë synojnë që përmes projekteve të përbashkëta ne BE të arrijnë një zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Liqeneve të Prespës, qe perfshin peisazhin e mbrojtur dhe nje trashegimi te pasur historike dhe kulturore.
Pesticidet,mbetjet inerte dhe ujrat e zeza rrezikojnë Prespën
1–2 minuta





