Nga Ardit Konomi

Dje kaluam një prej ditëve më të veçanta të fundjavave të këtij sezoni pyllëzimesh.
Aksionit të kësaj radhe për mbjelljen e 1000 fidanëve 1-vjeçarë të gështenjave të egra, mollëve të egra, qershive të egra, kajsive dhe kumbullave të kuqe në kodrat e qytetit, i’u bashkua një grup prej afër 50 korçarësh nga Selaniku, të organizuar nga Shoqata Prodos. Ishin studentë, prindër, gra dhe burra të cilët na sollën energji të mirë.
Falenderime për të gjithë ata dhe në veçanti për të përkushtuarën Eva Paloka. Për fat të keq, nuk e mblodhëm mendjen të bënim një foto të madhe grupi 😁
Ndërsa ne do të vazhdojmë javë pas jave me aktivitete të tilla vullnetare, dua të risjell në vëmendje të Bashkisë se këto zona të pyllëzuara prej qytetarëve, duhet të ruhen prej dëmtimeve dhe veçanërisht kullotjes së paligjshme e cila vazhdon të na shkaktojë dëme të mëdha thuajse në gjithë territorin e pyllëzuar.
Në fund të fundit, Bashkia i kapitalizon ndërsa qyteti i shijon.

,

Lajme Te Ndryshme