Një njoftim I Prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve në ngarkim të një 16 vjeçari nga Korça,e ka nxitur të miturin të largohet nga shtēpia. Anxhelo Abedini,ishte proçeduar në gjendje të lirë 8 muaj më parë për vjedhjen e një celulari,ndërsa ditën e hënë,përmes një njoftimi me postë,Prokuroria i ka bërë të ditur përfundimin e hetimeve. Pas kësaj,16 vjeçari,i frikësuar mos arrestohej,është larguar nga shtëpia,ndërsa familjarët po vijojnë ta kërkojnë,por pa rezultat. Sipas nënës së të miturit,16 vjeçari ka fikur telefonin dhe prej të hënës nuk ka komunikuar me asnjë nga familjarët. Denoncimi në policinë e Korçës për largimin e të miturit, ka vënë në lëvizje strukturat përkatëse,por deri tani nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e 16 vjeçarit.
Korçë/Kishte frikë mos arrestohej,ikën nga shtëpia 16 vjeçari
1–2 minuta





