Goditja e grupit kriminal në Greqi, zbulohet emri i drejtuesit shqiptar

Detaje të reja janw zbuluar nga operacioni që po zhvillohet në Greqi për goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, i cili binte gjoba,shkatêrronte prona me eksploziv e zjarr, si dhe ishte përfshirë në tentativa vrasje.

Mësohet se drejtuesi i grupit kriminal është shqiptari Edmond Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas, ku vuan dënimim me 20 vite burg për grabitje me armë.

Përbashaj ishte transferuar në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi nw fillim të korrikut ishte zbuluar se bashkëpunonte me persona nga jashtë, por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg. Madje, gjatë operacionit, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve nw qeli.

Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Pērbashaj fliste me Zv/Drejtorin e Burgut të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë.

Në operacionin e sotëm mësohet se janë arrestuar 23 persona si dhe janë sekuestruar armë, drogë e para.

Mwsohet se është zbardhur ngjarja e fillimit të tetorit në Singrou të Athinws, ku u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve me armë, ndërkohë janë zbardhur dhe shpërthimi me eksploziv në një biznes automjetesh dhe zjarrvënia në një fast-food.

Detaje tw reja priten nw orwt nw vijim.

, , ,

Lajme Te Ndryshme