Lexova diku që Elton Ilirjani,biznesmen dhe filantrop që jeton në Sh.B.A,ka nisur një fushatë ndër shqiptarë,për të mbledhur fonde për Parashqevi Simakun. Synohet të mblidhen 1 milion dollarë. Nga ky informacion bëra një kronologji të historisë pakditëshe të Parashqevi Simakut,e cila më në fund po bëhet e qartë dhe e lexueshme si abetare:
-Parashqevi Simaku shfaqet së fundmi në një video të një tv amerikan duke marrë ndihma si e pastrehë. Shpërthen keqardhja gjithandej dhe gatishmëria e solidariteteti për ta ndihmuar.
-Pas videos,një emigrante shqiptare në New York,le punët e saj dhe vihet në kërkim të Simakut. E gjen dhe me vrap e rregjistron bisedën. Habitshëm videon me këngëtaren ia marrin të paudhët dhe e shpërndajnë.
Ky është momenti,kur në skenën e tragjedisë personale të Parashqevi Simakut hyn biznesmeni kontravers Elton Ilirjni. Si do mungonte video e parë në kafen e parë me Simakun?
Nga kafja e parë,Ilirjani na tregon pamje të një dhome luksoze në një hotel në Manhattan,ku sipas biznesmenit ajo do qëndrojë 3 javë.Aty ndodhet edhe emigrantja,të cilës i vodhën rregjistrimin me këngëtaren.
Protagonizmi i Elton Ilirjanit kapërcen çdo cak. I ulet në gjunjë këngëtares,e çon për darkë,e vesh,i ndryshon dukjen dhe i ve kapak skenës së filmit,duke i dhuruar Parashqevi Simakut një unazë të çmuar.
Elton Ilirjani,i cili mori atributet e shpëtimtarit të këngëtares paska nisur pa humbur kohë fushatën ndër shqiptarë, për të mbledhur 1 milion dollarë,të cilat sigurisht,që do të mblidhen,se ky peshkatari i perlave,e hodhi grepin aty ku duhet.
Edhe përralltarët më të mëdhenj do t’i kishin lënë ndonjë detaj mangut skenarit të padenjë ku e përfshinë këngëtaren e dashur për të gjithë,të cilën jeta e gjunjëzoi mizorisht,ndërsa palaçot e protagonizmit publik e hoqën zvarrë hapësirave virtuale.





