Festat e fundvitit kanë sjellë fluks udhētarësh në doganën e Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia kanë 4599 emigrantë dhe kanë udhëtuar drejt vendit fqinj 1864 persona.
Për të menaxhuar shtimin e lëvizjeve ndërkufitare,policia jonē kufitare ka hapur 4 sportele në hyrje,ndërsa pala greke punon me 2 sportele nē dalje. Në të dyja doganat nuk ka vonesa pēr përpunimin e dokumentacionit të mjeteve dhe udhëtarëve.
Autoritetet e kufirit presin që fluksi i udhëtarëve nga Greqia të rritet në ditët në vijim.





