KORÇË- Kisha e Ristozit, në Mborje të Korçës, është objekti fetar bizantin me i vjetër në Shqipëri dhe ndër më të vjetrit dhe në Ballkan. Sipas studiuesve ndërtimi i parë i saj daton në vitin 886 pas Krishtit, e ndërtuar nga Shën Klementi, dhe pas rrënimit, u rindërtua në vitin 1389, në të njëjtin vend, që njihej si prona e Princit të Muzakajve, klasa feudale që në atë kohë sundonte politiken sociale dhe shoqërore të vendit.

Por ajo qe e bën dhe më të bukur këtë kishe bizantine jane afresket e saj. Ato janë realizuar nga piktore anonime, në vitin 1390, prej nga e ka dhe fillesat arti post bizantin, e ka lulëzuar në Shqipërinë mesjetare.

Këto piktura murale, janë realizuar, ndryshe nga të tjerat, në periudhën kur ende ekzistonte Perandoria e Bizantit, ndonëse në grahmat e saj.

Lajme Te Ndryshme