Policia i ka kthyer përgjigje kërkesë sē PD për mbajtjen e tubimit ditën e hënë, se garanton cdo tubim paqësor por jo bllokimin e rrugëve duke ju kujtuar organizatorëve se do të mbajnë përgjegjësi penale për cdo bllokim.

Policia mësohet se do të përdorë forcat e rendit dhe ato të reparteve speciale të Shqiponjave dhe forcat e sigurië kombëtate si dhe autobotet me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast Bllokimi.
Opozita ka kërkuar tre orë leje bllokuese, por përgjigjja e policisë ka qënë negative duke thënë se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve.

Për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në akset rrugore që do bllokohen Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës ka njoftuar Partinë Demokratike, se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

Lajme Te Ndryshme