Një shpërthim është ndjerë rreth mesnatës në katin e nëntë të një apartamenti në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur me dron në banesën që rezulton në emër të Albert Thomas, i cili ia ka lëshuar me qira Elena Arzas.
Grupi i hetimit nuk e ka marrë ende atë në pyetje, pasi në banesë nuk kishte njeri. Përveç pistës që lënda plasëse mund të jetë hedhur me dron, grupi i hetimit nuk përjashton as mundësin e një inskenimi.
Policia nuk ka ende të qartë se kush mund të ketë qenë objektivi, pronari i banesës apo vajza që ia kishte lënë me qira.





