Policia e Korçës vijon hetimet për të identifikuar të riun që mbrëmjen e së shtunës hyri me forcë në ambjentet e një banke të nivelit të dytë në qendër të Korçës për të bërë foto. Nga ekspertimi i pamjeve filmike shihet që i riu ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës dhe pasi ka hyrë brenda ka ngritur telefonin për të bërë foto.  Pas aktivizimi të sistemit të alarmit të bankës i riu është larguar,pa ardhur policia. Polocia,e cila vijon kërkimet për autorin e ngjarjes dyshon që ai mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

,

Lajme Te Ndryshme