Studime të reja tregojnë se macet na dëgjojnë dhe kuptojnë më shumë nga ç’mund të mendojmë.

Ekspertët theksojnë se ndonëse macet nuk kanë aftësi gjuhësore, ato krijojnë lidhje të forta dhe të shpejta midis tingujve dhe imazheve, një proces kyç për të mësuar gjuhën.

Në një eksperiment të zhvilluar, 31 mace u ekspozuan ndaj një ekrani ku shfaqeshin dy imazhe dhe dëgjonin fjalë pa kuptim.

Nga ky eksperiment rezultoi se macet krijojnë lidhjen imazhe-tinguj më shpejt se foshnjat, edhe pse kjo lidhet me përqendrimin e tyre të shkurtër ndaj stimujve e jo me shpejtësinë e të mësuarit.

Lajme Te Ndryshme