Vijon prej disa orësh i bllokuar baypasi i Murrizit në Rrugën e Arbrit. Janë me dhjetëra mjete autovetura dhe furgonë pasagjerësh, të mbetura nga krahu i Dibrës,ndërsa më shumë nga Tirana. Vargu i mjeteve fillon nga fshati Bastar Murrize deri në Qafën e Murrizit sipër tynelit nga Dibra. Mjetet me goma verore, pengojnë kalimin e borëpastrueseve, për të hapur segmentin. Kujtojmë se baypasi ka kthesa dhe malore shumë të forta, çka bën që të ketë vështirësi edhe në verë për disa mjete.
Policia e Dibrës ka ngritur një pikë kontrolli në rreth rrotullimin e Klosit dhe nuk lejon asnjë mjet të kalojë në baypas, duke e kaluar qarkullimin nga aksi i vjetër, Klos-Burrel-Milot.
Policia apelon tek drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat e dimrit, zinxhirët dhe të kufizojnë shpejtësinë pasi reshjet pritet të zbresin edhe në zona më të ulëta.

,

Lajme Te Ndryshme