Policia e Korçës identifikon, kap dhe vë në pranga shtetasin që hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.
Pas kontrolleve intensive që zgjatën 24 orë, Policia e Korçës bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e 38-vjeçarit.
Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 21 dhjetor, në lagjen nr.3, Korçë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan kontrolle të pandërprera për kapjen e autorit.
Pas identifikimit të autorit të dyshuar, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë lokalizuan në lagjen nr.6 në Korçë dhe vunë në pranga shtetasin V. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë.
Më datë 21.12.2024, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme
Ja kush është 38 vjeçari nga Korça që hyri me forcë në bankë për të bërë foto,u arrestua nga policia
1–2 minuta





