Ka marrë fund pas 48 orësh arratia e 38 vjeçarit Valter Xhelillari nga Korça,i cili mbrëmjen e së shtunës,hyri me forcë në një bankë në qendër të qytetit,vetëm për të bërë foto brenda ambjenteve të saj.
38 vjeçari qëndronte i fshehur në një banesë në lagjen 6 të Korçës dhe nē momentin kur u përball me policinē,u dorëzua pa bërë rezistencë.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia,38 vjeçari deklaroi se nuk mbante mend që kishte hyrë në bankë,pasi kishte qenē i dehur.





