Daniela Zisi

Rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm u ngjitëm rrugës së Dardhës për të raportuar live situatën e motit. Koha ishte me diell dhe besoj temperaturat nē vlera pozitive,por rruga ishte e gjitha me akull. Në akullin e rrugēs dukeshin gjurmët e borëpastrueses dhe kripës të hedhura gjatë natës. Edhe pse në Dardhë gjatë natës nuk ra mē shumë se 10 cm borë,rruga sot në mëngjes ishte e ngrirë dhe e rrezikshme për të udhëtuar.

U desh raportimi live i situatës nē mediat kombëtare,qē të shkuleshin nga Korça ata qē e kanē marrë pērsipër ta tundin këtē këmborë. 

Borëpastruesja kaloi  nja dy herë nē këtë segment dhe u hodh kripë. Rruga rreth orës 11 u bë e kalueshme normalisht.

Rasti i sotëm me rrugën e Dardhës tregon se tellallët që bērtasin më fort për turizmin,janë ata që po i venë minat turizmit. Vetë i thërrisni vizitorët dhe turistët,i kërkoni aty ku nuk janë,vetë bërstisni,hajdeni në Korçës,hajdeni në Dardhë dhe jeni kaq të papërgjegjshëm sa neglizhoni të hidhni dy lopata kripë në njē segment jo më shumë se 5 apo 6 km,duke i torturuar, më e pakta udhëtarët. Skandali merr përmasë tjetër,në kushtet kur Dardha është i vetmi segment që kërkon ndërhyrje të vazhdueshme gjatë ditëve me borë,për shkak të intesitetit të reshjeve,temperaturave polare, por edhe gjendjes së rrugës e cila më tepër i ngjan rrugëve të dhive.

Të mos mbash dot të qarkullueshme normalisht pak kilometra rrugë,ca ditë të vitit,do të thote që, nga i pari tek i fundit nuk keni minimum përgjegjësie,se abuzimi është i dukshëm dhe i tillë edhe shpërdorimi i detyrës.

Lajme Te Ndryshme