Gjykata e Korçes ka nxjerrë nga qelia 38 vjeçarin Valter Xhelillari  i cili doli sot para togave tē zeza për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria kërkoi për 38 vjeçarin,i cili tre ditë mē parē theu derën e jashtme të njē banke në qendër të Korçës për të bërë foto brenda ambjenteve tē saj,masën e sigurisë detyrim paraqitje. 38 vjeçari pohoi se nuk kishte si qëllim të vidhte bankën,por në gjendje të dehur kishte pērndnduar brenda bankës. Ai i tha gjykates se nuk e dinte nëse dera që goditi me shkelma ishte derë dyqani apo banke,duke shtuar se gjatë momenteve të ngjarjes po fliste me partneren e tij që ndodhet në Itali.

Pasi dëgjoi argymentat e palëve gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Xhelillarin mbi të cilin rëndojnë akuzat e shkatërrimit të pronës dhe prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

, ,

Lajme Te Ndryshme