Bashkia e Korçës shpenzoi këtë vit mbi 11 milionë lekë, për zbukurimet e fundvitit. Bëhet fjalë për shirita dekorativ, llampa dhe pajisje të tjera për zbukurimin e ambienteve të ndryshme në qytetin e Korçës, i cili është kthyer në një nga atraksionet më të vizituara për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Kjo bashki ka shpenzuar 3.000.000.00 lekë, nga fondi limit prej 3.749.333.00 lekësh për tre instalacione, që përfshin një bredh, një shandan dhe strukturë metalike
Për vitin 2024, bashkia e Korçë planifikoi të shpenzonte 12.3 milionë lekë dhe harxhoi rreth 11 milionë lekë, ndryshe nga viti 2023 ku shpenzoi rreth 5.6 milionë lekë për dekorimin e qytetit. Ndërsa për vitin 2022 u shpenzuan mbi 4.6 milionë lekë, një shumë e afërt me vitin 2021 ku dekorimi i qytetit të Korçës ishte 4.4 milionë lekë.





