Afrimi i festës ka shtuar lëvizjet e udhëtarëve në Qafëthanë,në te dyja anët e kufirit.
Për shkak të fluksit janë krijuar radhë ndërsa udhëtarët presin deri në 30 minuta.
Autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin e sporteleve duke hapur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.
Fluks i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve,por më së shumti me lëvizjen e shtuar të udhëtarëve që po shfrytëzojnë këtë pikë kalimi për të blerë produkte ushqimore në vendin fqinj. Autoritetet e kufirit janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.
Paralizohet Qafëthana,dyndje për të blerë ushqime në Maqedoninë e Veriut
1–2 minuta





