Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, një sherr i nisur në rrjetet sociale, ka përfunduar në përleshje fizike me sende të forta mes një grupi të rinjsh.
Sipas informacioneve, policia ka shoqëruar 3 të rinj të përfshirë në sherr, ndërsa një i katërt mësohet se po kërkohet nga policia.
Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social TikTok.
I plagosur nga sherri ka mbetur djali i nje oficeri krimesh.





