Një aeroplan me 181 pasagjerë ka pësuar një aksident tragjik në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në Korenë e Jugut. Avioni, i kompanisë Jeju Air, i cili ishte në rrugë kthimi nga Bangkok, Tajlandë, ka dalë nga pista dhe u përplas me një mur gjatë një tentative për ulje, pak pas orës 09:00 me kohën lokale.

Nga ky aksident, të paktën 122 persona kanë humbur jetën. Deri tani, dy persona të ekuipazhit janë gjetur të gjallë dhe operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.

Shkaku i rrëzimit ende nuk është konfirmuar, por disa raportime sugjerojnë se mund të ketë pasur një përplasje me zogj, e cila mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit të avionit.

,

Lajme Te Ndryshme