Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/Familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut, gjithmonë në qendër të vëmendjes së organizatës.
Tashmë si traditë e përvitshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë mirëpriti në ambientet e saj, me rastin e festave të fundvitit, familjarët e punonjësve të Policisë që ranë në krye ose për shkak të detyrës.
Familjarët u pritën nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues Erion Ahmeti, i cili theksoi se Policia e Shtetit është kurdo e hapur, mbështetëse dhe e gatshme për familjarët e Dëshmorëve. Gjithashtu, Drejtues Erion Ahmeti iu dorëzoi familjarëve, kartolinat me urimet e dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, për ta.
Familjarëve të Dëshmorëve të Policisë, gjatë aktivitetit, iu dhanë dhurata simbolike, shenjë kjo e kujdesit dhe mbështetjes konkrete nga Policia e Shtetit.
Drejtoria e Policisë së Korçës kujton dëshmorët e rënë në krye të detyrës
1–2 minuta





