Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se mbrojtja e mirëqenies së fëmijëve është urgjencë shoqërore, edhe pse shprehu dyshime rreth efikasitetit të ndalimit të plotë të rrjeteve sociale, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në vend të kësaj, ai tha se sfida për të ardhmen është se si të hartohen aplikacione interneti duke i pasur në mendje fëmijët dhe adoleshentët.
Mitsotakisi foli në një debat me një 16-vjeçar si pjesë e një organizimi për paraqitjen e strategjisë, shtylla kryesore të së cilës janë fuqizimi i kontrollit prindëror, vërtetimi i moshës dhe angazhimi me platforma të rrjeteve sociale.
Të hënën, Greqia hapi një uebfaqe kushtuar kësaj çështjeje, ku ofrohen udhëzime rreth veçorive të kontrollit prindëror, ndërsa vitin e ardhshëm do të hapë një aplikacion të kuletës digjitale që do të shërbejë si sitëm për kontrollin prindëror dhe vërtetimin e moshës.
Greqia strategji për të mbrojtur të miturit nga rrjetet sociale
1–2 minuta





