Dhjetra udhëtarë që vijnë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafëthanës kanë mbetur të bllokuar në doganë,duke krijuar radhë kilometrike mjetesh. Udhëtarët kanë pritur më shume se një orë për të kryer procedurat në sportelet e përbashkëta të policive të të dy vendeve.

Mungesa e personelit kufitar nga ana e palës maqedonase detyron dhe kushtëzon edhe palën shqiptare,e cila ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar fluksin,çfarë ka ulur ritmin e punës duke sjellë vonesa pêr udhëtarët.

Situata të ngjashme në Qafëthanë krijohen shpesh në kohë festash apo pushimet e verës,çfarê tregon se marrëveshja e vitit 2023, sipas modelit one stop shop mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,që parashikonte lehtësim të kalimit të udhëtarëve dhe shërbimeve,ka dështuar.

, ,

Lajme Te Ndryshme