Policia e Korçës po vijon hetimet për aksidentin që ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në aksin nacional Korçë- Bilisht,ku humbi jetën një 24 vjeçare greke dhe u plagos drejtuesi i mjetit. Ka qenë mjeti ku ndodhej viktima që ka bërë manovër tē gabuar në rrugë,pasi një kafshë i ka prerë rrugën,çfarë e ka nxjerr ë mjetin në korsinë tjetër ku u përplas me një mjet tip benz. Nga hetimet dyshohet se të dy mjetet kanë qenë duke me shpejtësi tej normave të lejuara,çfarë solli përplasjen fatale,si pasojë e së cilës mbeti e vdekur në vend 24 vjeçarja.

Mësohet se viktima kishte ardhur në Korçë për pushime bashkë me të fejuarin e saj,i cili drejtonte mjetin që u pêrfshi në aksident.

Drejtuesi i mjetit benz është shoqëruar në Komisariatin e Korçës,ndërsa drejtuesi i mjetit tjeter ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

,

Lajme Te Ndryshme