Profesioni më i kërkuar për vitin 2025 në vendet e BE pritet të jetë eksperti i inteligjencës artificiale, me paga nga 60,000 deri në 110,000 euro në vit. Në vendin e dytë pritet të jenë zhvilluesit e softuerit dhe arkitektët cloud, me paga deri në 90,000 euro. Ekspertët e sigurisë kibernetike, shkencëtarët e të dhënave dhe inxhinierët e energjisë së rinovueshme gjithashtu po kërkohen gjithnjë e më shumë. Po ashtu, kërkesa për infermierë është në rritje për shkak të plakjes së popullsisë. Në listën e profesioneve më të kërkuara përfshihen edhe specialistët e marketingut dixhital dhe zhvilluesit e aplikacioneve celulare.
Cili do jetë profesioni më i kërkuar në BE gjatë këtij viti? Mësojeni…
1–2 minuta





