Milano, kryeqyteti italian i modës, ndalon pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike, përfshirë edhe në rrugë.
Çdo person që ndez cigare në ambiente publike do të përballet me gjobë nga 40 deri në 240 euro, me përjashtim të rasteve kur ndodhen të izoluar, ose të paktën 10 metra larg nga të tjerët.
Kjo është masa më e rreptë kundër duhanit në Itali, ku rreth një e katërta e popullsisë është duhanpirëse.
Ndalimi nuk përfshin cigaret elektronike dhe synon më shumë të luftojë ndotjen sesa të mbrojë shëndetin.
Deri në 240 euro gjobë për pirjen e duhanit edhe në rrugë,ja qyteti…
1–2 minuta





