Janë identifikuar dë të burgosurit shqiptarë, të cilët mbrwmjen e djeshme u arratisën nga burgu i Kassavetias në Greqi.
I pari është Lefter Toçi, 41 vjec nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për pjesëmarrje ëw organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.
Personi i dytë është Romeo Qosja, 41 vjec nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajte pa leje.
Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.
Ata rezultojnw të kenë marrë 5 leje gjatw vitit 2024. Mesa duket kanw përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.





