Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të transferohet në Athinë për trajtim mjekësor. Lajmi është bërë i ditur nga media greke “Protothema”, e cila raporton se gjendja shëndetësore e Janullatosit, 95 vjeç, është e rënduar, por nën kontroll. Prej datës 30 dhjetor, ai është i shtruar në një spital privat në Shqipëri, pas një hemorragjie në stomak.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos do transferohet në Athinë për trajtim mjekësor
1–2 minuta





