Prej disa ditësh zyra e Postës Shqiptare në Korçë nuk kryen një pjesë të shërbimeve për qytetarët për shkak të mungesës së pullave. Qytetarë të shumtë i janē drejtuar Postës ditët e fundit të dhjetorit,por edhe në ditët e para të janarit për të dērguar letra,kartolin apo pako,por nuk kanë mundur ta marrin këtë shērbim,për shkak të mungesës së pullave postare.
Burime nga Posta Shqiptare pohuan se situata e krijuar është rezultat i keqmenaxhimit të brendshëm,pasi posta ka gjendje të pullave.
Aktualisht,Posta e Korçës ofron vetëm shërbime për pagesa të ndryshme,gjoba etj.





