Reshjet e borës kanë përfshirë gjatë natës zonat e thella malore të bashkisë së Korçës.
Në Mashkullorë, trashësia e dëborës ka arritur deri në 1.5 m, ndërkohë që në disa vende, për shkak të erës,trashësia e borës shkon deri në 2m.
Bashkia ka ndërhyrë me mjete borëpastruese për të hapur akset rrugore rurale në njēsinë administrative Vithkuq.
Borëpastrueset kanë arritur të zhbllokojnë rrugën, por mjetet e kanë të detyruar përdorimin e zinxhirëve.





