Ish kryeministri grek Kostas Simitis vdiq në moshën 88-vjeçare.

Sipas raportimeve, ai ndodhej në shtëpinë e tij në Agioi Theodoroi të Korinthit.

Ai u dërgua në Spitalin e Korinthit në orën 07:31 të së dielës, pa ndjenja.

Vdekja e tij u konstatua në orën 08:10, pas përpjekjeve të pasuksesshme për reanimim.

Simitis u lind në Pire më 23 qershor 1936.

Ai studioi për drejtësi dhe ekonomi në Gjermani dhe Angli, ku takoi gruan e tij, Dafnin, me të cilën pati dy vajza.

Më 18 janar 1996 ai pasoi Andreas Papandreu si kryeministër pas një votimi nga Grupi Parlamentar i PASOK.

Ai u rizgjodh Kryeministër në zgjedhjet kombëtare të 9 prillit 2000.

Në Kongresin e mëpasshëm të PASOK-ut në tetor 2001, ai u zgjodh kryetar i partisë për herë të tretë.

Një nga sukseset më të rëndësishme të mandatit të tij ishte anëtarësimi i Greqisë në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Siç vihet re në faqen zyrtare të Simitis, “gjatë mandatit të tij ai u përpoq të modernizonte shoqërinë greke, veçanërisht për të stabilizuar dhe zhvilluar ekonominë greke dhe për të forcuar pozicionin e Greqisë në Evropë dhe mjedisin e saj ndërkombëtar”./  a.jor.

,

Lajme Te Ndryshme