Zjarri intesiv që përfshiu tre banesa në lagjen 4 të Pogradecit gjatë mbrëmjes së të shtunës u izolua plotësisht. Nga zjarri u dogj plotësisht apartamenti i një 80 vjeçari që jetonte i vetëm dhe dy apartamentet ngjitur,tek të cilat dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarri fillimisht shpërtheu në banesën e 80 vjeçarit dhe flakët u përhapën me shpejtësi duke vënë në rrezik banorêt e tjerë,të cilët u evakuuan nga policia.

Oxhaku i papastruar në shtëpinë e 80 vjeçarit rezulton të jetë shkaku i zjarrit të fuqishëm,që la tre familje të pastreha.

,

Lajme Te Ndryshme